Tifozët në protestë, Tirana nuk lejohet të stërvitet në “Skënder Halili”

Seanca e parë e javës,  e parashikuar të zhvillohej sot pasdite në kompleksin “Skënder Halili” është anuluar nga protesta e tifozëve. Kjo për faktin se tifozë bardheblu të revoltuar për mënyrën se si po mbyllet sezoni kanë mbyllur dyert e kompleksit stërvitor për të mos lejuar zhvillimin e përgatitjeve. Tirana ka mirëkuptuar këtë situatë të krijuar dhe ka anuluar stërvitjen duke i kërkuar ndjesë publike tifozëve me premtimin se shume shpejt gjërat do të ndryshojnë.

Tifozët kishin ekspozuar dhe një seri pankartash si “staf, drejtues dhe lojtarë, jepni dorëheqjen”, apo “Tirana jonë nuk shitet, jepni fanellën”.  Për mosarritjen e objektivave, pas humbjes  4-1 me Kukësin,  edhe trajneri Gugash Magani dha dorëheqjen nga drejtimi i bardhebluve. Ndeshjen e fundit e Tiranës do të luhet ndaj Teutës, në kryeqytet. 

SHKARKO APP