TIKA investon për “Dhomën e Perceptimit” në shkollën “Luigj Gurakuqi”

Zyra e Koordinimit të Programit për Tiranën të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) përfundoj ngritjen e “Dhomës së Perceptimeve”, e cila zbatohet me sukses në Turqi dhe do të zhvillojë ndjenjat e prekjes, shijes, shikimit dhe dëgjimit për fëmijët me aftësi të kufizuar, me sindromën Down dhe autikë në shkollën e arsimit special “Luigj Gurakuqi” në Tiranë. Shkolla speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë është ndërtuar në vitin 1972 dhe arsimon fëmijët e lartpërmendur. Rikontruksioni i shkollës u realizua nga Bashkia e Tiranës gjatë vitit 2016. Këtë shkollë e ndjekin 105 nxënës të moshave të ndryshme dhe 24 mësues japin mësim. 60 për qind e nxënësve janë fëmijë autikë.

“Dhoma e perceptimeve”, e cila do të jetë objekti i parë i tillë në Shqipëri, do të përurohet më 6 shkurt, ditën e martë, në orën 10.00. Në ceremoni do të marrin pjesë Ambasadori M.Ahmet Yörük, bashkëshortja e tij zonja Ayşegül Erdal Yörük dhe koordinatori i Programit për Tiranën i TIKA-s, Özay Özütok.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?