“TikTok, platformë e rrez*kshme”, psikologia: Mbyllja e rrjetit social jo zgjidhje

Psikologia Jonida Haxhiu e ftuar në rubrikën “Opinion”, foli për ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës duke për fostoskinë pasi i kishin hapur një profil fals në platformën ‘TikTok’.

Ajo u shpreh se ngjarja ishte e rëndë dhe preku gjithë shoqërinë, ndërsa shtoi se të gjithë jemi të rrezikuar nga ekspozimi në rrjetet sociale.

“Duhet gjetur një zgjidhje për të përballuar këtë situatë. Ne themi që duhet, duhet, duhet… Por ajo që gjithsecili prej nesh duhet të bëj është kujdesi personal. Nuk e shoh si zgjidhje të ndalohet TikTok, pasi ka plot të tilla. Kujdesi për secilin prej nesh fillon te vetja. Nuk është zgjidhja që fëmijëve t’u jepet një smartphone, apo një tablet, pasi jo çdo prind ka informacion se çfarë fshihet më tej”.

SHKARKO APP