Timo Flloko iu bashkua nismës “Dhuro zërin” me poezinë e Kadaresë

Aktori i njohur Timo Flloko iu bashkua nismës “Dhuro zërin” për pasurimin e bibliotekës audiodigjitale për fëmijët që nuk shikojnë.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu në një postim në rrjetet sociale.
Manastirliu u shpreh se “aktori Timo Flloko me poezinë “Kohë e pamjaftueshme” të Ismail Kadaresë solli një nga thesaret e letërsisë shqipe në bibliotekën audiodigjitale për fëmijët që nuk shikojnë, duke iu bashkuar nismës sonë “Dhuro zërin””.
Aktori Timo Fllloko ndau disa momente nga takimi i fundit me shkrimtarin e madh Kadare, disa ditë përpara se ai të ndërronte jetë në moshën 88-vjeçare nga një arrest kardiak, më 1 korrik të këtij viti.
Ministrja Manastriliu i bën apel të gjithëve të dhurojnë zërin e tyre, duke u shprehur se nëse dhuron zërin vetëm një herë, ai mund të dëgjohet mijëra herë.
Nismës “Dhuro zërin” i janë bashkuar emra të njohur të artit dhe kulturës, që me zërin e tyre kanë pasuruar bibliotekën audiodigjitale për fëmijët që nuk shikojnë.
/k.s/r.e/

SHKARKO APP