Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e lindjes, Luan Rama: Thjesht e papërsëritshme!
Aktorja e madhe shqiptare, Tinka Kurti, feston sot 88-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar dhe urimi i zëvendëskryetarit të LSI, Luan Rama.
Teksa publikon një foto krah aktores, Luan Rama i uron asaj jetë të gjatë, ndërsa e cilëson të papërsëritshme dhe që mbart e rrezaton mirësi.
Mesazhi i Luan Ramës:
Në 88-vjetorin e lindjes:
NJË URIM ZEMRE PËR MË TË MIRËN, TINKËN TONË !
Gëzuar ditëlindjen më e mira, Tinka jonë, zonja e madhe e artit shqiptar!
Gëzuar, jetë të gjatë dhe me shëndet të mirë Tinka Kurti, thjeshtë e papërsëritshme; mrekullisht imponuese në madhështinë e artit që na ke falur dhe mirësisë emblematike që mbart e rrezaton, me dashurinë dhe bujarinë tënde të fisme moj fisnike!