Tirana 100 vite kryeqytet, Duka: Politika me memorie të shkurtër, u shemb stadiumi, ishte pjesë historike e qytetit
Sot festohet 100-vjetori i Tiranës si kryeqytet. Të ftuar në edicionin qëndron të lajmeve në Ora News kanë qenë gazetari Blendi Fevziu dhe historiania Valentina Duka.
Duka është shprehur se elita politike shqiptare i urren paraardhësit duke shkatërruar atë që ata kanë prodhuar.
Sipas saj, politikanët e sotëm e nisin fjalën e tyre me ardhjen e tyre në pushtet si kryeministër apo kryebashkiak.
Duka shtoi se edhe shembja e stadiumit ishte një gabim, pasi ishte pjesë e kompleksit historik të ndërtuar nga italianët.
Valentina Duka: Elita politike shqiptare i urren paraardhësit, shkatërron atë që ka prodhuar paraardhësi. Ne e kemi shumë të shkurtër memorien. Po të dëgjoje edhe fjalën e politikanëve sot, e nisin fjalën me nisjen e marrjes së pushtetit dhe kur hipin në karrigen e kryeministrit apo kryebashkiakut. Në Shqipëri jeta politike fillon kur politikani merr karrigen, memories ndonjëherë nuk i kushton vëmendje. Dhe fakti që ne prishëm stadiumin, por ai ishte pjesë e kompleksit historik të ndërtuar nga italianët dhe që nuk duhet të prekej pasi ishte pjesë e Tiranës historike. Kështu mund t’i vijë radha edhe Teatrit. Fatmirësisht nuk janë prekur godinat e sotme të mistrive.