Tirana e blinduar, policia garanton sigurinë e eskortës së Vuçiç

Tirana ka qënë pothuasje e blinduar sot nga masat e sigurisë për të garantuar kryeministrin serb Vuçiç në dy ditët e qëndrimit të tij në Shqipëri.

Niveli i sigurisë ishte pothuajse i njëjtë në kufijtë e vizitës së Papës, me angazhimin maksimal të policisë, të antiterrorit dhe të ushtrisë.

Policia ndaloi qarkullimin e çdo mjeti, teksa rruga ishte vetëm e eskortës, ndërsa dhjetra qytetarë shfaqën kuriozitet, duke parë momentin e kalimit të kryeministrit  serb, edhe pse nga automjetet nuk shikohej asgjë.

SHKARKO APP