Tirana gumëzhin nga zërat e fëmijëve të shoqëruar nga nënat
Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se sot do të kenë leje për të dalë për ajrosje deri në orën 11:00, fëmijët nën 10 vjeç të shoqëruar nga nënat e tyre. Një masë lehtësuese kjo që vjen në kudër të situatës së koronavirusit ku ndodhemi prej më shumë se një muaji.
Kodrat e liqenit, rrugët e Tiranës janë mbushur me fëmijë, ndërsa nënat e tyre luten që kjo situatë të mbarojë sa më parë.
Por ndryshe nga rregulli ka edhe shumë baballarë që kanë thyer karantinën për të shoqëruar fëmijët në xhiro. Disa prej tyre shprehen: “Kemi dy fëmijë, të dy me karrocë dhe nuk mund t’i mbajë vetëm bashkëshortja”,- thotë njëri prej tyre.