Tirana hapi AgroPark në Farkë, Veliaj: Mbajtëm premtimin, mundësi të reja për fermerët dhe qytetarët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka cilësuar një tjetër premtim të mbajtur hapjen e AgroPark në Farkë, një treg agroushqimor që ka qenë një nevojë e madhe për qytetin. Ky projekt i rëndësishëm ofron mundësi për fermerët të shesin produktet e tyre pa taksa, ndërsa qytetarët mund të blejnë produkte bio me çmime më të ulëta.

Sipas Veliajt, AgroPark i ofron kushte më të mira fermerëve dhe ndihmon në uljen e kostove deri në 70%, duke i kursyer ata nga pagesat që më parë bënin te privatët.

“Tirana e kishte të nevojshëm prej kohësh një treg agroushqimor dhe më vjen mirë që para 2 vitesh e mbajtëm premtimin me hapjen e AgroPark në Farkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një investim i jashtëzakonshëm, i cili i jep fermerëve hapësirën e duhur për të shitur produktet e tyre pa taksa, ndërsa qytetarët mund të blejnë produkte bio, të kontrolluara dhe me çmime më të ulëta! Ky projekt i domosdoshëm për qytetin, sidomos për ekonominë e familjeve në fshatrat e Tiranës, jo vetëm qe ka krijuar kushte më të mira për fermerët, por edhe u kursen atyre 70% të kostove që më parë paguheshin te privatët!

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe mos harro, se duke blerë produkte bio shqiptare ndihmoni një familje të mbajë dhe të shkollojë fëmijet! Forca”,shkruan Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?