Tirana International Aeroport rol kyç në Ballkan, rritje të jashtëzakonshme udhëtarësh
Tirana International Aeroport ka një rol kyç në Ballkan, dhe mbi të gjitha reflekton një rritje të jashtëzakonshme udhëtarësh. Sipas një deklarate nga TIA, theksohet se përgjatë 2023 aeroporti ka mirëpritur 40% më shumë pasagjerë, duke arritur një shifër prej 7,257,574 pasagjerës. ”Aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter drejt Brno, Bilbao, Sarajeva, Lisbona, Porto, Kisinau, Riga dhe Varshava Radom, duke çelur mundësi të reja udhëtimi për pasagjerët. Këto inisiativa jo vetëm që kontribuojnë në rritjen e aeroportit por gjithashtu përmirësojnë lidhjet për pasagjerët”,-thuhet më tej në deklaratë.
Deklarata e plotë
Tirana International Airport raporton me krenari një rritje të konsiderueshme dhe arritje të mëdha gjatë vitit 2023, duke ri-konfirmuar pozitën e saj si një aktor kyç në industrinë e aviacionit në rajon. TIA ka patur rritje domethënëse në numrin e pasagjerëve, në kapacitetin e vendeve dhe në faktorët e ngarkesës, duke treguar një angazhim serioz për pasagjerët.
Rritja e numrit të pasagjerëve me 40%:
Në vitin fiskal 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur 40% më shumë pasagjerë, duke arritur një shifër prej 7,257,574 pasagjerësh. Kjo rritje e jashtëzakonshme nënvizon rolin thelbësor që ka aeroporti në lehtësinë e udhëtimit dhe ofrimit të lidhjeve mes destinacioneve.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u rrit me 37% në terma të kapacitetit, duke çuar në një numër total prej 4,240,461 vendesh nga 3,089,941 që ishte në vitin 2022, një rritje mbresëlënëse nga viti i para-ardhës. Aeroporti ia njeh me krenari kontributin për këtë sukses, 5 linjave kryesore: Wizz Air, Air Albania, Albawings, Lufthansa dhe Ryanair, me Wizz Air që i kryeson të gjitha, me 59% të tregut dhe me një numër prej 4,289,960 pasagjerësh në vitin 2023.
Bashkëpunime të reja me Linja Ajrore dhe Destinacione Tërheqëse:
Në vitin 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti linja të reja të skeduluara, si Jazeera dhe Ryanair duke prezantuar destinacione shumë tërheqëse, si Napoli, Brindisi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selaniku, Comiso, Edinburgu, Bukureshti, Kuvait, Dammam, Stokholm Arlanda, Duseldorf Weeze, Pragë, Varshava Modlin dhe Romë Çiampino. TIA mirëpriti gjithashtu edhe çartera të rinj, përfshi Iberia, Flyone dhe Tailwind, duke e diversifikuar më tej portofolin e destinacioneve. Për më tepër, aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter drejt Brno, Bilbao, Sarajeva, Lisbona, Porto, Kisinau, Riga dhe Varshava Radom, duke çelur mundësi të reja udhëtimi për pasagjerët. Këto inisiativa jo vetëm që kontribuojnë në rritjen e aeroportit por gjithashtu përmirësojnë lidhjet për pasagjerët.
Trafiku ajror i destinacioneve premium:
Në vitin 2023, destinacionet kryesore të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës luajtën një rol kritik në tërheqjen e pasagjerëve dhe nxitjen e lidhjes rajonale. 5 destinacionet më të mira, të udhëhequra nga Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, përbënin kolektivisht një pjesë të konsiderueshme të trafikut të pasagjerëve, duke riafirmuar angazhimin e aeroportit për të ofruar opsione të ndryshme udhëtimi dhe të lidhura mirë me njëra – tjetrën. Tirana International Airport shpreh mirënjohjen për pasagjerët, linjat ajrore dhe partnerët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ndërsa aeroporti shikon përpara, ai mbetet i përkushtuar për përmirësimin e lidhjeve midis destinacioneve, ofrimin e opsioneve të ndryshme të udhëtimit dhe avancimin e pozicionit të tij si një portë kryesore për udhëtarët në rajon.