Tirana në ”kafaz”

Si fundjavën e kaluar, edhe këtë herë Shqipëria u izolua për 40 orë. Dyert e shtëpive në Tiranë u mbyllën në orën 13:00 të së shtunës dhe mund të rihapen në 05:00 të së hënës. Rol në skenën boshe të kryeqytetit kishin edhe punonjësit e pastrimit, kategori e përjashtuar nga izolimi. Ata vijuan detyrën në qytetin që nuk ndotet më si më parë. Heshtja nuk i përkiste vetëm rrugëve kryesore, por edhe rrugicave në komplekset e banimit. Përgjigjen nëse kjo vjen për shkak të frikës nga gjobat, apo ndërgjegjësimit, mund ta japin vetëm qytetarët. Fakt është se, Tirana, këtë të diel, është më bosh se asnjëherë tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?