Tirana në listën amerikane të qyteteve ballkanike që duhet vizituar

Tirana ka bërë një hap përpara nga hija e komunizmit dhe ofron një përzierje shpirtrash, forcë dhe një pamje magjepsëse me arkitekturën e stilit ottoman. Kështu shkruan e përditshmja amerikanë USA TODAY që e ka futur kryeqytetin shqiptar në listën e vendeve balkanike që çdo turist duhet ta ketë në axhendën e tij.

Ajo përmend bulevardin e madh, që shoqërohet me dyqane dhe restorante, dhe jetën shpërthyese të natës, që nis nga Sky Club e deri tek lokalet e bllokut, dikur rezidencë e vilave qeveritare.

Ndërkohë të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Rreth 4 milion të huaj kanë vizituar për arsye turistike Shqipërinë përgjatë 2015. Shifrat e bëra publike nga INSTAT, por që bazohen në të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, tregon se gjatë 2015 Shqipëria u vizitua nga 4’131’242 të huaj.

Europianët kryesojnë listën e vizitorëve, ndër të cilët, sërish jemi më tërheqës për europiano-jugorët.

Gjatë tremujorit të katërt të 2015 rreth 544’500 europiano-jugorë vizituan vendin tonë, tendencë të cilën e konfirmojnë edhe agjencitë turistike. Po aq tërheqës duket se jemi edhe nga zonat e tjera të Europës si europiano-qendrorët, veriorët dhe ato lindorët.

Një rënie të numrit të turistëve nga Amerika vihet re në tremujorin e katërt të 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SHKARKO APP