Tirana në protestë, Rama në facebook: Një lajm me rëndësi

Kur Tirana thërret ”Rama Ik”, kryeministri Edi Rama gjen kohën për të postuar në rrjete sociale, ku këtë herë thotë se ka një lajm me rëndësi në lidhje me Greqinë. Rama shkruan se zyra e tij ka qenë në kontakt me palën greke dhe në rast se gjoba nuk anulohet por do të rimbursohet 100% nga qeveria.

”Autoritetet greke do të rishikojne të gjitha gjobat e vendosura, nderkohë kanë siguruar se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga Covid-19”,-shkruan Rama në facebook.

Postimi i plotë

? NJË LAJM ME RËNDËSI

Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare, te cilet kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit.

Autoritetet greke do të rishikojne të gjitha gjobat e vendosura, nderkohë kanë siguruar se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga Covid-19.

UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË??

SHKARKO APP