Tirana ngelet tre ditë pa drita, merrni masat!
OSHEE ka njoftuar gjithë abonentët e Tiranës se nga sot e deri më datë 14 shtator do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Mësohet se për shkak të punimeve të planifikuara në nst Qafë Mollë, në datat 10-12 dhe 14 shtator do të stakohet energjia në nst Qafë Mollë, për përmirësimin e cilësisë së furnizimit.
Kështu në orarin e punimeve nga ora 09:00-13:00 do të mbeten pa energji:
10 shtator, pa energji: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje;
11 shtator, pa energji: Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Vërri;
12 dhe 14 shtator, pa energji elektrike këto zona në Tiranë: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmeri, Dom, Fag, Derje.
KOHA JONË SONDAZH

