Tirana pa ujë, Veliaj: Sot pasdite rregullohet remonti i Bovillës

 

Teksa UKT-ja ka njoftuar të gjithë qytetarët e Tiranës, se si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të ditës së djeshme ka turbulencë në liqenin e Bovillës, e për këtë arsye ka mungesë të furnizimit me ujë, nga Twitteri, kryebashkiaku Erion Veliaj premton se remonti në Bovillë do të rregullohet brenda pasdites së sotme. 

“Përfundon pasdite remonti në Bovillë, dëmtim impianti prej reshjeve e inerteve, për pak orë në funksion të plotë”, ka garantuar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa zonat të cilat nuk furnizohen momentalisht me ujë të pijshëm janë: Kinostudio, Zona e Xhamllikut, Allias, Pazari i Ri, 5 Maji, Laprakë, Rr. e Kavajës dhe Rr. e Durrësit. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?