Tirana-Partizani, Presidenti Meta: Ngjarje e jashtëzakonshme festive, falënderim tifozëve për vëmendjen e tyre për 2 marsin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka nisur ditën e sotme me një mesazh në Facebook, kushtuar derbit Tirana-Partizani, që i dhuroi kryeqytetit një ngjarje të jashtëzakonshme festive.
Në mesazhin e tij, Kreu i shtetit ka dhe një falënderim special për tifozët për vëmendjen e tyre për manifestimin e 2 marsit. Ata shpalosën banderola për 2 marsin në ndeshjen e djeshme, ku Tirana fitoi 5-1 ndaj Partizanit.
“Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante.
Një falënderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të ✌marsit. ??”, shkruan Presidenti Meta.