Tirana përsëri pa energji elektrike, zonat që preken

Tirana do të ketë përsëri ndërprerje të energjisë elektrike. Lajmi është bërë i ditur nga OSHEE, e cila njofton se në datat 8 dhe 9 tetor, disa zona në kryeqytet nuk do të kenë energji elektrike për disa orë.

Sipas njoftimit të OSHEE, stakimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të punimeve që po kryen në disa kabina në Tiranë.

Zonat dhe  oraret:

8 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”, “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës pranë Medreses, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”

12:00 deri 14:00

Pjesërisht rrugët: “Asim Zeneli”, rruga e Elbasanit, “Dervish Hima”

10:00-12:00

Pjesërisht rrugët: “Ludovik Shllaku” pranë sheshit “Avni Rustemi”,

Ibë, Mullet, Dobresh

09 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Petro Nini Luarasi”, rruga e Dibrës, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”,  “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”

12:00-14:00

Pjesërisht rrugët: “Todi Shkurti”, “Petro Nini Luarasi”.

SHKARKO APP