Tirana pret Krishtlindjen me koncert festiv (VIDEO)

 

Prej orës 18:00,  në kryeqytet kanë startuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës në pritje të Krishtlindjeve.

Në sheshin “Nënë Tereza”, kryeqytetasit  po shijojnë koncertin muzikor, ku për herë të parë do të ngjiten në skenë 100 artistë.

Festës iu bashkangjit edhe kryebashkiaku Veliaj me bashkëshorten e tij. Teksa iu uroi festat të të pranishmëve, Veliaj bëri thirrje për solidaritet.

Veliaj: Jemi shumë të lumtur që këtë vigjilje Krishtlindjesh e ndajmë me ju dhe ne donim që familja jonë e vogël ti uronim familjes së madhe Tiranës Gëzuar festat, jemi shumë të bekuar që jetojmë në një qytet ku gjërat i bëjmë bashkë, ku rrëzohemi bashkë, ku ngrihemi bashkë, ku festojmë bashkë por edhe kalojmë momentet e vështira bashkë. Ky ka qenë një fillim jo i lehtë, por ka qenë ndoshta një fillim shumë i bukur për Tiranën e ëndrrave tona. Unë dua t’ju falenderoj të gjithëve  që na keni bekuar me të gjithë inkurajimin dhe mbështetjen tuaj në këto muaj të parë të Bashkisë së re.

Festat janë një moment jo vetëm për të bërë bilancet e punëve të mëdha por edhe për të bërë bilancet e vogla, ato bilancet e vogla familjare sesi kanë ecur gjrëat. Dhe në fakt është dhe një moment i mirë për të qenë solidar duke pranuar që jo të gjithë e kanë plotë tavolinën e drekës së Krishlindjeve apo darkës së Vitit të Ri.Jo të gjithë i kanë të gjitha dhuratat poshtë pemës. Ndaj do të doja që në këtë javë frymëzuar nga artistët tanë me këtë muzikë dhe frymë solidariteti deri me datën 31 secili prej nesh sipas mundësisë modeste që ka të bëjë maksimumin për të ndihmuar fqinjin e vet, të afërmin e vet, ata njerëz që ndoshta nuk kanë pasur fatin të kenë të mirat që shumë prej nesh mund ti gëzojnë sot. Është kjo mënyra më e mirë edhe për të kujtuar Krishtlindjet dhe për ta mbyllur Vitin e Ri.

Në këtë koncert do të interpretojnë tenori Armando Kllogjri, mezosoprano Ivana Hoxha, soprano Erinda Agolli, Orkestra Frymore e Tiranës dhe kori i bashkuar, nxënës të Shkollës Kombëtare Koreografike dhe mjeshtri koncertues, Panos Vlachos, dirigjent i parë i Orkestrës Frymore Athinë. Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, artistët do të interpretojnë edhe pjesë të zgjedhura muzikore nga “Traviata”, “Turandot” dhe vepra të tjera të njohura operistike.

Programi  do të finalizohet me interpretime të orkestrës frymore të Tiranës dhe korit të bashkuar.

PROGRAMI I AKTIVITETIT 24 DHJETOR

“Krishtlindje në Tiranë”

Këngë popullore shkodrane

Orkestroi: Gjon Simoni

Orkestra

**

  1. Hellmmesberger

Danse diabolique

Orkestra

**

Ch. Gounod

Nga opera “Romeo dhe Julieta”

Je veut vivre

Soprano Erinda Agolli

**

  1. Bizet

Nga opera “Carmen”

Habanera

Mezzosoprano Ivana Hoxha

**

  1. Lara

Granada

Tenor A. Kllogjeri

**

  1. Shostakovich

Vals  Nr. 2

Orkestra

**

  1. Puccini

Nga opera “Gianni Schicchi”

O mio babbino caro

Erinda Agolli

**

Këngë Krishtlindje

Ëe ëish you a Marry Christmas

Kori i bashkuar

**

Neë York, Neë York

Sipas orkestrimit te J. Mortimer

Orkestra

**

Sh. Bassey

Hey, Big Spender

Ivana hoxha

**

  1. Mey

Jams Bond

Suite

Orkestra

**

  1. Rodgers

Blue moon

Orkestra

**

Sole mio

Napoletane

Arranxhuar nga E. di Capua

Armaldo Kllogjeri

**

Jingle Bells Rock

Kori i femijeve

**

Ë. A. Mozart

Nga opera “Flauti magjik”

“Mbretëresha e natës”

Erinda Agolli

**

  1. Puccini

Nga opera “Turandot”

Nessun dorma

Armaldo Kllogjeri

**

FINALE E KONCERTIT

Beethoven – Sinfonia 9

Orkestra, Solistët dhe Kori

**

  1. Clarck

Hooked on Classics

Orkestra

**

  1. Puccini

Nga opera “Traviata”

Brindisi

Te gjithe solistet dhe Kori

SHKARKO APP