Tirana pret sot Ministrat e Brendshëm nga 26 shtete të BE-së

Tirana do të presë sot Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Krerët e delegacioneve nga 26 vende të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Pallatin të Kongreseve për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij kibernetik.

I pari që mbërriti në vendin tonë ishte ministri anglez i emigracionit, Robert Jenrick. Ai zhvilloi dhe një takim në Ministrinë e Brendshme ku diskutoi për çështjen e emigrantëve shqiptarë të paligjshëm në Britani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi pritet të zhvillohet pranë ambienteve të Pallatit të Kongreseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kësaj mbledhjeje të përbashkët thuhet se do të diskutohet për menaxhimin e Integruar të kufijve, bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe partneritetin për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?