Tirana qyteti i të gjithëve, trotuaret me rampa për invalidët

Me qëllim krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, Bashkia e Tiranës po investon për ndërtimin e ramnpave ulëse duke u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë aftësi të kufizuara apo nënave të reja me karrocë.

Pas ndërhyrjes në shumë prej akseve pranë qendrës së qytetit, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet duke ndërtuar rampa ulëse për këmbësorët, duke e bërë Tiranën një qytet gjithnjë e më praktik.

Të gjithë trotuaret në kryeqytet do të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori. Përmirësimi i infrastrukturës për njerëzit me aftësi të kufizuara ka qenë një angazhim i kahershëm i kryebashkiakut Veliaj. Që në kohën kur ai ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale u angazhua për koordinimin e punës me të gjithë institucionet për të ndërhyrë në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen dhe shërbimin e çdo qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?