Tirana, vatër infeksioni për të gjithë Shqipërinë! Shumica e rasteve në qytete janë infektuar në kryeqytet

Më herët sot, u raportua se janë konfirmuar 44 raste pozitive, nga të cilat: 21 Tirana, 4 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Vlorë, 6 Kruja, 4 Shkodra, 2 Lushnja, 1 Elbasani, 4 Durrësi.

Ajo që vihet re është se përveç Durrësit dhe Shkodrës, që janë vatra më vete, rastet e konfirmuara në qytetet e tjera janë konfirmuar në kryeqytet.

Për rastin në Elbasan mësohet se është një 73-vjeçare e cila dyshohet se është infektuar në Tiranë pasi ka marrë pjesë në varrimin e të ëmës.

Po ashtu për dy qytetarët nga Divjaka, kanë dalë pozitiv pasi kanë dalë nga spitali në Tiranë.

Për rastin e parë në Gjirokastër raportohet se 68 vjeçari ështe i shtruar prej 22 ditësh në Tiranë, ndërkohë që do të merret tamponi për 3 familjarë të tij.

Ndërsa për rastin e parë në Vlorë mësohet se ai është një 40 vjeçar po nga qyteti i Vlorës , i cili punonte bojaxhi në Himarë.

SHKARKO APP