Tirana bosh pas festës, dyqanet dhe kafenetë të mbyllura

Ritmit dhe lëvizjeve të qytetarëve më 31 Dhejtor janë kanë lënë vendin këtyre pamjeve të 1 Janarit, e vetmja ditë e vitit kur rrugët janë kaq bosh dhe qyteti kaq i qetë.

Dyqanet, tregjet dhe kafenetë që dje gumëzhin nga qytetarët sot janë të mbyllura.

Tirana sot është zgjuar e përgjumur pas festës së madhe që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Njerëzit kanë filluar të duken në rrugë, sheshe e kafene pas orës 11:00.

Me përtesë, pa nxitim dhe shumë vonë nga ditët e tjera njerëzit e kanë nisur ditën e parë të Vitit të Ri. Tradita e dikurshme e vizitave tek fqinjët dhe të afërmit në ditën e parë të vitit është një tjetër që duket se po shuhet.

Të njëjtin ritëm kanë ndjekur edhe të huajt që zgjodhën Tiranën për të pritur ndërrimin e viteve.

“Jemi nga Italia, qëndruam deri vonë këtu në shesh duke shijuar organizimin. Kanë qenë tre ditë qëndrimi intensive për ne më shumë ritëm, dhe gjera për të parë. Tani dolëm dhe po bëjmë shëtitjen e fundit para se të largohemi nga Shqipëria.”

“Jemi nga Mali i Zi, zgjodhëm Tiranën për të dytin vit për pritur ndërrimin e viteve. E kemi shijuar shumë, ndërsa tani po shijojmë kafenë e parë.”

Çdo 1 Janar e gjen të qetë Tiranën, një pamje kjo aspak e zakonshme nga ditët e tjera të vitit.

SHKARKO APP