Tirana zgjohet e mbuluar nga bora

Tirana u zgjua mëngjesin e sotëm e mbuluar nga dëbora. Reshjet e borës që filluan gjatë natës së të martës vazhduan dje gjatë ditës, u intensifikuan në mbrëmje. Pas një ndërprerje prej disa orësh mbrëmjen e së mërkurës, bora rinisi gjatë natës.

Në mëngjes qarkullimi ishte si zakonisht, në orët e para të ditës.

Gjatë ditës së djeshme, bashkia e Tiranës kërkoi vëmendje më të madhe nga drejtuesit e makinave. Po ashtu, njoftoi se në zonat malore  janë futur borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës që po hapin rrugët rurale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë është hapur qendra e emergjencave në Kombinat, për këdo që e ka zënë bora jashtë, ose s’ka mundur të kthehet nga rrethet e tjera! Ndihmoni kë të mundeni, pa panik dhe duke njoftuar  nr. 112,” theksoi Bashkia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?