Tirane, 19- vjeçari plagos me thikë 2 persona pas konfliktit natën e Vitit të Ri

 

Një 19 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për plagosjen  me thikë të dy personave. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe personi I arrestuar si autor është Emiljan Delija, 19 vjeç banues në Pukë.

Ky shtetas u arrestua sepse në Bathore, tek karburanti pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë dhe ka plagosur shtetasit: B. N, 31 vjeç, banues në Tiranë  dhe P. K, 36 vjeç, banues në Tiranë -F. P, 29 vjeç, banues në 5, të cilët janë shtruar në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë për jetën. (Neni 76 e 22 të K.Penal)

SHKARKO APP