Tiranë, 6 romë bëjnë për spital gjermanin

Gjashtë persona të komunitetit rom, të vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë, kanë dhunuar dhe kanë bërë për spital një shtetas gjerman.

Mësohet se Gregor Mahar u dhunua me mjete të forta dhe më pas u gërgua në spital me lëndime të shumta.

Konflikti mes 35-vjeçarit gjerman dhe banorëve të komunitetit rom, nisi në momentin kur i huaji tentoi të fik një zjarr në të cilin digjeshin lëndë plasteke, pranë liqenit.

Në këtë moment, gjashtë personat që kanë ndezur zjarrin për shkrirjen e materialeve plastike dhe përfitimin e skrapit përmes tyre janë afruar dhe e kanë sulmuar gjermanin.

Mësohet se Mahr, banon parnë komunitetit rom dhe problemin e djegjes së lëndëve plastike që ndotin ajrin e ka denioncuar disa herë, por që mbrapa nuk ka marr asnjë përgjigje.

Më pas Gregor ka shkuar të marr ndihmën mjekësore në QSUT, por nga sa duket mundi i këtij shtetasi të huaj ka vazhduar, ai ka denoncuar shërbimin e dobët në këtë qendër spitalore.

“Në QSUT, nuk më bënë ekzaminimet e duhura, diagnoza mu përcaktua në një spital privat ”, mësohet të jetë shprehur i huaji.

SHKARKO APP