Tiranë, 62-vjeçari ngacmon seksualisht në ashensor fqinjën 30-vjeçare

 

Një 62-vjeçar në Tiranë është kapur nga policia duke ngacmuar seksualisht në pallat fqinjen e tij që është 32 vjet më e re se ai.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Jordan Misja’, kur i moshuari me inicialet S.M po priste ashensorin në katin e parë të pallatit, e ndërkohë erdhi dhe fqinja e tij 30-vjeçare me iniciale E.L. Më pas, të dy hipën në ashensor dhe gjatë kësaj kohe, 62-vjeçari nisi ta ngacmonte atë seksualisht.

Ajo sapo doli nga ashensori njoftoi policinë për ngjarjen. Uniformat blu nisën një procedim penal ndaj të moshuarit me akuzën e ngacmimit seksual.

SHKARKO APP