Tiranë, alarm fals për bombë në qendrën tregtare TEG

 

Gjatë ditës së sotme mediat raportuan për një telefonatë anonime që ka alarmuar policinë e Tiranës për një bombë në qendrën tregtare TEG në periferi të Tiranës.

Pak minuta më vonë policia e Tiranës në një njoftim për mediat bëri të ditur se nuk ka pasur asnjë telefonatë për bombë. Mësohet gjithashtu se nuk ka pasur asnjë evakuim të klientëve apo punonjësve, që ishin në qendrën tregtare, ku po vazhdon normalisht puna.

Njoftimi zyrtar i Policisë

“Lidhur me njoftimin e dhënë nga mediat se në Qendrën Tregtare TEG, ka një telefonate për alarm për bombë, Policia e Tiranes ju njofton se në Sallën Operative nuk ka mbërritur  asnjë telefonatë  për alarm bombe. Gjithashtu ju bëjmë me dije se për shkak te festimit te 4 vjetorit, kjo qendër ka kërkuar mbështetjen e Policisë për mbarëvajtjen e festimeve”.

SHKARKO APP