Tiranë, babai përdhunoi 10 muaj me radhë të bijën 15-­vjeçare

 

Për rreth 10 muaj me radhë, një vajzë 15-­vjeçare ka rënë pre’ e përdhunimit nga babai i saj.

Një ngjarje e rëndë kjo, e cila është shoqëruar edhe me dhunën e vazhdueshme fizike që ai ushtronte ndaj saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha këto fakte tronditëse janë denoncuar në polici nga vetë viktima, që mban inicialet F.G.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse babai i saj, 38-vjeçari F.Gurakuqi, banues në Tiranë, raportohet se tashmë është vënë në pranga nga forcat policore, menjëherë pas kallëzimit të bërë nga vajza e tij. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?