Tiranë, digjen tre makina te shkolla ‘Partizani’, ishin të parkuara

 

Digjen tre makina në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë shkollës “ Partizani” në rrugen “Ali Pash Gucia”.(foto ilustruese)

Në momentin e përfshirjes nga flakët tre mjetet kanë qenë të parkuara.

Në njoftimin paraprak mbi ngjarjen, policia e Tiranës bën me dije se “Mjeti tip “Benz” me targa AA 170 JN ne pronesi te shtetasit F.N. (e cila eshte djegur komplet, mjeti “Ford” me targa AA 732 EJ ne pronesi te shtetasit Xh.N (e djegur pjeserisht ne pjesen e perparme) dhe mjeti “Toyota” me targa AA 931 IC ne pronesi te shtetases N.B (e djegur ne pjesen e pasme te mjetit).

Nga të dhënat zyrtare, vërehet se ka qenë pikërisht mjeti Benz që ka djegur dhe 2 mjetet e tjera të parkuara afër tij.

Blutë kanë nisur hetimet, ndërsa shkaku i djegies nuk është konfirmuar ende.

SHKARKO APP