Tiranë-Durrës, treni merr para makinën, dy gra të lënduara

Një tren pasagjerësh përplasi një makinë që po tentonte të kalonte shinat, pranë fshatit Domje të Tiranës.

Nga informacionet e policisë që shkoi në vendngjarje, mësohet se nga përplasja kanë mbetur të lënduara dy gra, që ndodheshin në bordin e automjetit.

Automjeti, sipas burimeve policore, është i tipit “Benz Mercedes”. Ndërkohë, dy gratë e lënduara janë dërguar në spital, por nuk janë në rrezik për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitet e fundit kanë munguar sinjalistika apo rojet për hekurudhat, në vende ku shinat kryqësohen me rrugën e makinave, çka ka shtuar aksidentet. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?