Tiranë-Elbasan, mbyllet nesër për 2 orë tuneli i Krrabës

Kontrolli i sigurisë në tunelin e Krrabës pritet të mbyllë për dy orë nesër në mbrëmje tunelin në rrugën Tiranë-Elbasan.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, bëri të ditur se ditën e martë Tuneli i Krrabës, rruga Tiranë-Elbasan do të qëndrojë i mbyllur për 2 orë nga ora 19.30 deri në 21.30 të mbrëmjes.

“Arsyeja e mbylljes për 2 orë, është në kuadër të projektit ECOROADS (Effective and Coordinated Road Infrastructure Safety Operation), ku ekspertë të SEETO-s (South East Europe Transport Observatory), do të kryejnë një inspektim në të dy tunelet, për të kontrolluar gjendjen e sigurisë. Ju bëjmë thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve se kalimi do të kryet nga aksi I vjetër rrugor Tiranë-Elbasan”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

 

SHKARKO APP