Tiranë, gjendet e vdekur në banesë një studente 19-vjeçare

Gjendet e vdekur në banesë një studente 19-vjeçare. Sipas policisë M.H nga Saranda vuante nga anemia, sëmundje që dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.

“Më datë 22.04.2016, ora 01:00, në rrugën “Osman Myderizi”, në banesë, ka vdekur shtetasja Mersina H., e 19 vjeçe banuese në Sarandë, me arsim të lartë në vazhdim (studente).

Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes është natyral, pasi vuante nge anemia. Kufoma u dërgua në Morgun e IML, për veprime të mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

SHKARKO APP