Tiranë, hajduti kapet me 37 karta bankare të klonuara

Policia ka arrestuar sot në mbrëmje një person me akuzën e mashtrimit kompjuterit.

Në pranga mësohet se ka rënë shtetasi Kujtim Saqe. Në momentin e ndalimit, në një qendër tregtare në Tiranë, policia i gjeti atij karta bankare të klonuara.

Efektivët e Krimit Kompjuterit, sekuestruan 37 karta të dyshuara si të klonuara. Mësohet se shtetasi Kujtim Saqe ka qenë arrestuar edhe më parë për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 05.04.2016, rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi – Kujtim Saqe, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Veprën Penale të “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 13:30, në një qendër tregtare në Tiranë, u kap duke përdorur pranë ATM-ës së një banke të nivelit të dytë, karta bankare të dyshuara si të klonuara.

Në cilësin e provës materiale u sekuestruan: – 37 (tridhjetë e shtatë) karta bankare të dyshuara si të klonuara dhe karta të tjera me shirit manjetik.

Materialet proçeduriale ju kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mashtrimit Kompjuterik” parashikuar nga Neni 143/b/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP