Tiranë, i riu vetëvritet duke u hedhur nga vinçi. Mister arsyet

Një i ri i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme teksa u hodh nga lartësia e një vinçi.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:10 minuta të mbrëmjes së sotme në zonën e 9- katësheve, ku i riu u hodh nga pjesa  siperme e nje  vinçi te ndërtesa përballë selisë së PD-së, raporton Ora News.

Trupi i viktimës ka qendruar per disa minuta ne rruge, ndersa eshte transportuar me pas me autoambulancë drejt morgut.

Mesohet se fillimisht viktima, identiteti i te cilit nuk dihet ende, ka paralajmeruar hedhjen nga vinçi.

Policia e mberrritur ne vendngjarje ka nisur hetimet per zbardhjen e plote e ngjarjes se rende.

Raportohet se viktima është shtetas anglez. ndërkohë që për momentin s'ka shumë detaje.

SHKARKO APP