Tiranë, Korçë, Elbasan: Protestohet nën temperatura të ulëta!

Ashtu siç u paralajmërua, fill pas mbarimit të festave të fundvitit ka rinisur protesta në vend. Raportohet se studentët kanë bojkotuar sërish auditorët për t’iu drejtuar kryeministrisë.

Përpos studentëve të universiteteve publike në Tiranë, me ta janë bashkuar edhe kolegët nëpër rrethe.

Kështu, një grup studentësh nga “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan janë organizuar për vazhdimin e protestës. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Korçë ku aktualisht shumë studentë të universitetit “Fan Noli” po protestojnë.

“Nuk do t’ju kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht. Ka përpjekje për të përçarë protestën dhe për të blerë studentët, por shumica e studenteve janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha universitetet.” shprehen studentët.

VIDEO/Studentët në Korçë bojkotojnë mësimin

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2856021374423677/

Lexoni edhe:

SHKARKO APP