Tiranë, lirohet pengu, arrestohen 3 pengmarrësit

Lirohet personi i rrëmbyer pranë shkollës “Bajram Curri”. Operacioni për lirimin e pengut u krye në një lokal në rrugën “Siri Kodra” . Policia shoqëron disa persona mes tyre mendohet se janë dhe pengmarrësit

Nje person është rrëmbyer forcërisht në makinë nga disa persona të cilët më pas janë larguar. Policia informoi për ngjarjen e ndodhur pranë shkollës “Bajram Curri” në Tiranë,  rreth orës 12:00.

Personi i rrëmbyer është identifikuar si  Ylber Kera 39 vjeç. Ka qenë vetë fëmija i mitur i cili ishte nën shoqërinë e të atit, i cili ka dhënë këtë dëshmi në polici

Njofitimi i policisë ora 12:00

“Më datë 09.01.2016, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, një shtetas me iniciale Y. K, duke ecur me fëmijën e tij të mitur, është konfliktuar me disa persona të cilet ishin duke udhetuar me nje mjet tip Benz. Sipas deklarimeve të fëmijës në Polici, dyshohet se i ati pasi ka debatuar me këta shtetas është marre me dhunë forcërisht në makinë dhe janë larguar. 

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e personave.

SHKARKO APP