Tiranë, makina që lëvizin me 164 km/h

Policia njofton se edhe gjatë mbrëmjes së të shtunës ka vijuar kontrollet me Radar në rrugën Tiranë-Durrësi.

“Fundjave për tu argëtuar, por ju për të abuzuar me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jetën dhe njëkohësisht edhe rrezik për përdoruesit e rrugës”, shkruhet në faqen e Policisë së Shtetit në Facebook, teksa bëhet me dije se janë konstatuar drejtues automjetesh që lëviznin me shpejtësi 160 km/h deri në 164 km/h.

Po kështu, Policia njofton se në të gjitha rrugët e Tiranës janë ushtruar kontrolle për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Alkooli në timon vret jetën, përdor mjetet e transportit publik në rast se ke konsumuar alkool dhe je drejtues mjeti, mos drejto mjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?