Tiranë, mega operacion i policisë, mbi 30 të arrestuar
Policia e Tiranë ka nisur sot në mbrëmje një mega operacion. Raportohet janë arrestuar dhe shoqëruar në polici mbi 30 persona. Burime për “Koha Jonë” thonë se shoqërimet në polici po kryen si pjesë e hetimeve për ndërtimet që u shkatërruan nga tërmeti i 260 nëntorit.
Arrestime janë kryer në Vorë, Farkë dhe Tiranë. Në pranga kanë rënë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, si dhe kanë lejuar ndërtimin e objekteve të pasigurta.
Raportohet se mes të ndaluarve janë edhe Luan Beta ish shef i Urbanistikës në bashkinë e Vorës, Besnik Fuçia ish kreu i komunes Kashar si dhe Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës.
Emrat e disa prej të ndaluarve
1-Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2-Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3-Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4-Stela Maze, arkitekte
5-Anila Harxhi, arkitekte
6-Merita Kushi
7-Bukurije Halili
8-Ali Dyrmishi
9-Vjollca Hoxholli
10-Gerti Çalliku
11-Jani Ikonomi
12-Qirjako Gjergo
13-Naim Shehi
14-Ermir Çina
15-Adhurim Qehajaj
16-Gëzim Shkalla
17-Pëllumb Fortuzi
18-Xhevahir Doda
19-Reis Muça
20-Hekri Disha
21-Agim Eski
22-Faik Fejzo