Tiranë, ndalohen 3 të rinj për vrasjen e efektivit të RENEA-s
Hetimet për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat janë shtrirë edhe në Tiranë. Pasditen e së shtunës datë 27 qershor policia ka ndaluar tre persona pranë zonës së doganës në kryeqytet. Sipas policisë këta shtetas do të verifikohen nëse kanë lidhje me ngjarjen e 24 qershorit në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha dhe u plagosën dy shokët e tij.
Ndërkohë, sot në orët e para të mëngjesit në Lazarat u ndaluan edhe tre të rinj të tjerët, edhe këta dysëhohet se kanë lidhje me ngjarjen, në bashkëpunim me vëllezërit Aliko.
Ndalimi i tre të rinjve në Lazarat sot në mëngjes.
Tre të rinj, dy 19 vjeçarë dhe një 20 të tre banorë të Lazaratit janë ndaluar si të dyshuar si bashkëpunëtorë të sulmit të 24 qershorit 2015 ku mbeti i vrarë një efektiv I RENEA-s dhe dy u plagosën, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj
Policia e Gjirokastrës informon se të ndaluarit janë
1-Klodian Selimi, 19 vjeç, banues në fshatin “Lazarat”, Gjirokastër,
2-Elvis Boci, 19 vjeç, banues ne fshatin “Lazarat”, Gjirtokaster,
3-Dervish Gaba, 20 vjeç, banues në “Lazarat”,Gjirokastër.
Ndalimi i tyre u bë rreth orës 05:00 të 27 korrikut 2015
“Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka nxjerrë urdher ndalimi per shtetasit e mesipërm pasi dyshohet se keta shtetas ne bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më dt.24.06.2015, rreth orës 09:30 në fshatin Lazarat, Gjirokastër kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë punjësi i policies RENEA, si dhe janë plagosur dy punonjës te tjerë”
Ndalimi i tyre u bë për veprat:
“ Vrasja e punonjësit të policisë,/në bashkëpunim/tentative si dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda të parashikuara nga nenet Neni 79/b-25-22 dhe 278/5 të K.P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë. “ thuhet në njoftimin e policisë të shpërndarë për median mëngjesin e 27 qershorit.
KOHA JONË SONDAZH

