Tiranë, në 4 muaj janë 163 denoncime për dhunë në familje
Krimi brenda familjes ka tronditur shqiptarët kohët e fundit. Fatkeqësisht numri i viktimave është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, ndërkohë që numri më i madh i këtyre rasteve është regjistruar në zonat urbane.
Gjatë 4 mujorit të fundit në Policinë e Tiranës janë regjistruar 163 denoncime për dhunë në familje. Pas kryeqytetit, renditet Durrësi renditet i dyti me 69 denoncime dhe më pas vijnë qytete të tjera si Elbasani, Fieri dhe Vlora. Në statistikën e policisë, qarku me numrin më të vogël të denoncimeve për dhunë në familje rezulton të jetë Dibra.
Sipas policisë 80% e denoncime për dhunën në familje bëhen nga gjinia femërore dhe 20% nga meshkujt. Pas njoftimeve që bëhen në polici në kushtet e konflikteve familjare denoncuesit tërheqin kallëzimin pasi reflektojnë në një moment të dytë. Hetimi i denoncimeve për dhunë në familje sipas policisë ka evidentuar se në shumë raste autorët janë përsëritës, çka ka bërë që edhe masat ndaj tyre të jenë më të ashpra.