Tiranë, ngrihet një varrezë private në tokë shtetërore

Këshilli i Ministrave, me një vendim të fundit të tij, ka vendosur që të miratojë ngritjen e varrezës private, në territorin e njësisë administrative  “Paskuqan”, Qarku Tiranë, sipas propozimit të paraqitur nga subjekti privat “VEBO Invest”, sh.p.k., depozituar pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Me këtë rast, ky dikaster është autorizuar për negocimin dhe lidhjen e aktmarrëveshjes me subjektin privat për përcaktimin e rregullave të funksionimit dhe administrimit të kësaj varreze private.

"Pasuria nr.1378, me sipërfaqe 881 375 (tetëqind e tetëdhjetë e një mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e ndodhur në zonën kadastrale nr.8284, në pronësi shtetërore, i kalon në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Zhvillimit Urban. Ministria e Zhvillimit Urban, nga momenti i nënshkrimit të aktmarrëveshjes, sipas pikës 2, të këtij vendimi, do të kryejë kalimin në përdorim të subjektit privat “VEBO Invest”, sh.p.k. të truallit", sqaron VKM-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?