Tiranë, një tjetër urban i linjës së “Unazës” është përfshirë në një aksi*ent

Vijon me një tjetër përfshirje në aksident të autobusëve të shërbimit urban në kryeqytet. Episodi ka ndodhur ditën e sotme, 10 mars 2024 në rrugën “5 Maji”. Autobusi i Unazës duke humbur kontrollin ka marrë përpara një motor, ndërkohë është përplasur me një pemë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, sikurse nuk ka raportime për të lënduar. Ndërkaq, paraprakisht dyshohet se shoferi nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur kontrollin.

Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes dhe marrjen në shqyrtim të rrethanave, duke bërë të mundur gjithashtu në rikthimin në normalitet të qarkullimit rrugor në këtë aks të mbingarkuar.

SHKARKO APP