Tiranë, pako ushqimore për familjet në nevojë (FOTO)

Tirana është solidare jo vetëm në ditë festash por në çdo ditë të vitit. Bashkia e Tiranës me mbështetjen edhe të Fondacioni Firdeus u ka ardhur në ndihmë dhjetëra familjeve në dy njësi administrative të kryeqytetit.

Ishin familjet në nevojë në Njësinë Administrative Nr. 3 dhe Nr. 4 të cilat kanë përfituar pako ushqimore në këto ditë ende të ftohta të shkurtit.

Mbështetja e Bashkisë së Tiranës për të gjitha familjet në nevojë të kryeqytetit është kthyer në punë e përditshme teksa vazhdon të shërbejë vakte të ngrohta që ofrohen në mensat sociale, por dhe mbështetjen me ushqime dhe ndihma në çdo familje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?