Tiranë: Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në familje

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, 42-vjeçari  në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë .. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u arrestua në flagrancë shtetasi:  F. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Muhamet Gjollesha” ky shtetas i ka vjedhur brenda automjetit, telefonin celular shtetasit E. G. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç., për veprën penale “Vjedhja”.

Nga Komisariati i Policisë Nr.6 u arrestua në flagrancë shtetasi: Sh. Xh., 54 vjeç, banues në Ndroq/Tiranë.  Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit (bashkëshortit të motrës). Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?