Tiranë, parandalohet vrasja në një pikë bastesh (VIDEO)
Një sherr në një pikë bastesh ka ndodhur pak më parë pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.
Më shumë se katër persona kanë qenë pjesë e tij, dy prej të cilëve ishin edhe të armatosur.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë raportuar për “Jetaoshqef.al” se nga përleshja mes tyre janë plagosur edhe disa persona.
Njëri prej tyre është larguar, ndërsa tre të tjerët janë arrestuar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, parandalojnë një ngjarje të rëndë.
Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.3 shtetasit:
– E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë
– G. L., 26 vjeç, banues në Tiranë
– S. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i është gjetur edhe një armë zjarri tip pistolet e modelit “Bereta”
Më datë 14.04.2016, rreth orës 12:10, në rrugën “Islam Alla”, në një lokal, ka patur një konflikt midis disa personave. Falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë nr 3, është parandaluar një ngjarje e rëndë.
Vazhdon puna për sqarimin e plotë të ngarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=hVorPuv64V0″ width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

