Tiranë/ Plagoset me armën e të atit djali i policit

Një adoleshent, djali i një efektivi policie është plagosur me armën e shërbimit të të atit, në Tiranë. Ngjarja është shënuar një ditë më parë, në banesën e familjes së efektivit në rrugën “Vaçe Zela” në kryeqytet.

Sipas një komunikate zyrtare të policisë, 16-vjeçari është plagosur aksidentalisht, teksa luante me armën e shërbimit të të atit.

“Në rrugën “Vaçe Zela”, në banesë, duke luajtur me armën e shërbimit të të atit, është vetëplagosur nga pakujdesia fëmija i tij i mitur 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?