Tiranë, plagosi me thikë 21 vjeçarin arrestohet, ja emri

Eshtë arrestuar në Tiranë përsoni që plagosi një ditë më parë me thikë shtetasin E.Z. Ndërkohë që gjatë kontrolit në banese këtij përsoni i janë gjketur nga policiua edhe një sasi ledne narkotike e dyshura si kanabis Stiva.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: • Ergys Metani, 25 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi, më datë 13.03.2018, në vendin e quajtur rruga “Niko Avrami” pranë një kompleksi, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur me mjet prerës “thikë” i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu shtetasit Ergys Metani, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një “thikë” si dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76-22, 279 e 283 të Kodit Penal

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?