Tiranë, “policët” grabisin makinën me para (FOTO – VIDEO)

 

Një makinë e transportit valutor është grabitur rreth orës 13.30 në Qafë Kashar. Mësohet se disa persona me maska, të veshur si policë dhe me armë e kanë sulmuar mjetin e blinduar dhe kanë arritur të marrin paratë që transportonte.
 
Dyshohet se ata kanë qëlluar, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Grabitësit janë larguar me një automjet tip "Jeep", i cili më pas u gjet i djegur disa kilometra larg vendit të ngjarjes.
 
Lapsi.al sjell pamje ekskluzive të marra pak momente pasi makina po digjej. 
Për momentin nuk ka të dhëna të tjera, për shumën e parave të grabitura, për kompaninë e këmbimit valutor të cilës i përkisnin dhe detaje të tjera se si ndodhi ngjarja

SHKARKO APP