Tiranë, Policia: Eksplozivi ishte vendosur në makinën e prokurorit
Një automjet ka shpërthyer në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një lënde eksplozive të vendosur në parakolpin e makinës tip “Mercedes Benz A Class”.
Makina është në pronësi të prokurorit Arjan Muça. Lajmi u konfirmua nga drejtori i Policisë Tiranë Rebani Jaupaj, i cili shtoi se nga shpërthimi nuk ka të lënduar.
“Aktualisht po kryhen veprimet, mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme., Makina përdoret nga ky prokuror. Prej një periudhe 2 vjeçare çdo natë parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Ska dëmtime në njerëz dhe as të mjeteve të tjera. Ska shpërthim të makinës dhe të ketë dëmtime dhe në automjete të tjera. Është një shpërthim që ka ndodhur vetëm në pjesën e përparme të makinës. Ska pasur asnjë person aty afër”, u shpreh kryepolici i kryeqytetit.
Dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shpërthimi ka ndodhur pranë parkimit të një qëndre tregtare.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen:
Informacion paraprak
Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.