Tiranë, policia parandalon një tentativë vrasje në familje

Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasje në familje. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ëshët arrestuar në flagrancë Besnik Cenaj, 40 vjeç.
Pas një konflikti me bashkëshorten, Cenaj është kapur me një armë zjarri pushkë 10-tshe nga policia dhe një sasi fishekësh. Efektivët e komisariatit nr. 5 kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar ngjarjen. Mbi 40-vjeçarin rëndon akuza e dhunës në familje dhe mbajtje dhe prodhim të armëve luftarake.

SHKARKO APP